“Persekutim politik, shkelje e të drejtave të njeriut dhe…”, Ilir Meta kallëzon në SPAK drejtorin e Burgjeve, Klevis Qose

“Persekutim politik, shkelje e të drejtave të njeriut dhe…”, Ilir Meta kallëzon në SPAK drejtorin e Burgjeve, Klevis Qose

ilir meta-klevis qose TIRANË- Ish-Presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Posaçme Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose. Sipas dokumentit, Meta e akuzon Qosen për shpërdorim detyre, si dhe për vepra të tjera penale që mund të dalin gjatë hetimit. Në padi, Meta kërkon:  Regjistrimin e procedimit penal; Hetimin e plotë të veprimeve dhe mosveprimeve; Verifikimin e përgjegjësisë penale të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Klevis QOSE, pasi nga tërësia e veprimeve të tij ai ka konsumuar veprat penale: -Shpërdorimi detyrës parashikuar nga neni 248 KP -Kryerja e veprimeve arbitrare parashikuar nga neni 250 KP -Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme parashikuar nga neni 251 KP -Shkelja e barazisë së shtetasve parashikuar nga neni 253...