Përplasjet në PS, Rama flet për herë të parë: E pabesueshme sesi u raportua mbledhja
Pas raportimeve për përplasje në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të PS-së, këtë të martë ka folur edhe kreu i kësaj force, kryeministri Edi Rama. Gjatë një takimi me asamblenë socialiste të Njësisë 7 në Tiranë, Rama nuk i mohoi debatet, por nga ana tjetër kritikoi mënyrën si u pasqyruan në media, duke i cilësuar si të ekzagjeruara. ”Ishte spektakolare, e pabesueshme edhe për mua që besoj që nuk ka më çfarë më surprizon, që ne mblidhemi në një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar me qeverinë, që e bëjmë çdo fund muaji për të diskutuar tema specifike, për të dëgjuar qeveria deputetët dhe anasjelltas, i kushtojmë orë të tëra çështjes së pronave, shërbimit të kadastrës, ecurisë së reformës në kadastër. Pastaj flasim për...
Burimi:
kohajone.com