Përplasjet me PS për banorët e Rrjollit, Agron Shehaj përjashtohet 20 ditë nga punimet e Kuvendit

Përplasjet me PS për banorët e Rrjollit, Agron Shehaj përjashtohet 20 ditë nga punimet e Kuvendit

Deputeti i partisë Mundësia, Agron Shehaj është përjashtuar me 20 ditë punimet e Kuvendit. Ky vendim u mor sot në mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën me kërkesë të mazhorancës. PS argumentoi kërkesën për përjashtimin  Shehaj duke thënë se në seancën e kaluar, deputeti bllokoi foltoren dhe refuzoi të dilte nga salla pas masës për përjashtim duke penguar punimet e seancës. Shehaj ngriti zërin për banorët e Rrjollit dhe protestat e tyre që po zhvillojnë prej 1 muaji kundër ndërtimit të resortit luksoz të ndërtuesit Bashkim Ulaj. Shehaj akuzoi qeverinë se po favorizonte oligarkun dhe po u vidhte qytetarëve të Rrjollit pronën. Çfarë ndodhi në seancën e së hënës? Deputeti Shehaj u përplas me socialistët për protestat e banorëve të fshatit Rrjoll, të...