Përplasje para Kuvendit, autobotet me ujë shpërndajnë protestuesit
pamje nga vendngjarja TIRANË- Protesta e opozita ka vijuar për disa minuta para Kuvendit, ku edhe aty kanë shpërthyer tensionet dhe janë regjistruar përplasje fizike. Protestuesit kanë qëlluar me gurë drejt policëve që janë para godinës së Parlamentit, ndërsa makina e shpërndarjes së ujit ka arritur t'i shpërndajë. Të paktën 3 autobote me ujë kanë qarkulluar në zonën përreth Kuvendit. Policia po përpiqet të neutralizojë situatën përmes këtyre masave, teksa duket se protestuesit po largohen pak e nga pak. Mësohet se policia ka vendosur disa kordone jo vetëm para Parlamentit, por edhe në disa rrugë. Si pasojë e tensioneve janë lënduar disa protestues dhe punonjës të uniformave blu dhe janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore te Trauma Po ashtu, mësohet se ka edhe disa të...
Burimi:
zeri.ai