Përplasi për vdekje në gjendje të dehur 2 fëmijët, shoferi me skedë të ‘zezë’ shkeljesh, e ‘falën’ kur e kapën 2 herë..

Përplasi për vdekje në gjendje të dehur 2 fëmijët, shoferi me skedë të ‘zezë’ shkeljesh, e ‘falën’ kur e kapën 2 herë..

Ishte 51 vjeç kur shënoi shkeljen e parë rrugore. Në vitin 2020, Nikoll Radaçi, është ndëshkuar nga policia Rrugore, për parakalim të gabuar.  Dy vite më pas, edhe dy shkelje të tjera të rënda që e njollosin historikun e tij si shofer. Në 2022-ën, Policia tha zyrtarisht se Nikoll Radaçi, është konstatuar me shpejtësi tej normave të lejuara të qarkullimit rrugor, dy herë brenda të njëjtit vit. Për tejkalimin e shpejtësisë, në të dy rastet, ai është ndëshkuar edhe me pezullim të lejes së drejtimit, me nga 1 muaj. Katër vite më pas, sot 57-vjeçar, ky shofer përfundon në pranga dhe në kurriz mban tragjedinë e humbjes së jetës së dy të miturve, në Durrës, në zonën e ish-kënetës, ku ai jeton dhe vetë. Makinën...