Përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës ndërsa drejtonte makinën i dehur/ Mbërrin në gjykatë Nikoll Radaçi, pritet të njihet me masën

Përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës ndërsa drejtonte makinën i dehur/ Mbërrin në gjykatë Nikoll Radaçi, pritet të njihet me masën

Mbërrin në Gjykatën e Durrësit Nikoll Radaçi, drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin tragjik ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë. Siç raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi, sot ai pritet të njihet me masën e sigurisë. Për shkak të mungesës së përfaqësimit, pritet t’i caktohet një avokat kryesisht. Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e së dielës, më 3 maj, në Spitallë të Durrësit. Fëmijët po luanin në trotuar kur 57-vjeçari, i njohur në zonë me nofkën “Bisha” me të cilën vetëquhej, dhe në gjendje të dehur, humbi kontrollin e automjetit, u ngjit mbi trotuar dhe i përplasi. Si pasojë e përplasjes, humbën jetën në vendin e ngjarjes Enea, 12 vjeç dhe Klesi, 9 vjeç, ndërsa Arbioni, 8 vjeç,...