Përplasi për vdekje 74-vjeçaren dhe u largua, arrestohet 65-vjeçari në Durrës
Një 65-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë si autori i dyshuar i aksidentit me vdekje të ndodhur në autostradën “Durrës-Tiranë”, ku humbi jetën 74-vjeçarja me iniciale M. T. Bashkë me të është arrestuar edhe djali i tij, 32 vjeç, i cili ndodhej në automjet në momentin e aksidentit. Sipas hetimeve, të dy u larguan nga vendi i ngjarjes pa i dhënë ndihmë të moshuarës dhe pa njoftuar Policinë. Nga hetimet rezulton se 32-vjeçari dyshohet se fshehu automjetin tip “Mercedez Benz” të përfshirë në aksident dhe riparoi dëmtimet e tij, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës. Automjeti është gjetur dhe sekuestruar nga Policia, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Njoftimi i...
Burimi:
sot.com.al