Përplasi humoristin e njohur shkodran teksa po lëvizte me biçikletë më vijat e bardha, arrestohet shoferi
Është vënë në pranga drejtuesi i mjetit që e përplasi humoristin e njohur shkodran Nexho Shabani. Shabani mbeti i plagosur teksa ishte duke kaluar me biçikletë në vijat e bardha. “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: -N. Xh., 74 vjeç, banues në Shkodër, pasi mbrëmë, në rrugën ‘Qemal Draçini’, duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me të cilën po lëvizte shtetasi N. Sh., 74 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi N. Sh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e Policisë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv