Përplasen dy makina në aksin Shënkoll-Rrilë, njëra përfundon jashtë rruge, plagoset një person

Përplasen dy makina në aksin Shënkoll-Rrilë, njëra përfundon jashtë rruge, plagoset një person

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të premteje në aksin Shënkoll–Rrilë, në qarkun e Lezhës. Si pasojë e përplasjes së fortë mes mjeteve, njëra prej makinave ka përfunduar jashtë rruge, në anë të aksit. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur Kristian Kola, i cili fillimisht është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ai është dërguar më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar nga mjekët. Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.