Përndjekje, shkaktim aksidenti dhe vjedhje, disa të arrestuar dhe të proceduar në Tiranë

Përndjekje, shkaktim aksidenti dhe vjedhje, disa të arrestuar dhe të proceduar në Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin K. K., 38 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike punojnë për shoqërimin e shtetasit Y. K, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kanosur në anë të rrjeteve sociale shtetasen R. K. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2: -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. T, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nuses së djalit të saj;-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 2 shtetas të mitur pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur një...