Përmbytjet shkatërrojnë serat, fermerët në Fier kërkojnë dëmshpërblim për dëmet që shkaktoi lumi Seman

Përmbytjet shkatërrojnë serat, fermerët në Fier kërkojnë dëmshpërblim për dëmet që shkaktoi lumi Seman

Mbi 8.5Ha tokë sera janë përmbytur si pasojë e dëmtimeve të argjinaturës në lumin Seman. Fermerët thonë se bimët e tyre janë kalbur, e për pasojë në sezonin e hershëm ata do të mbaron zero prodhim bujqësor. “Unë kam 7 dynym sera  5 domate dhe dy tranguj të gjitha të përmbytura. Kam grurë e agrume, sera të gjitha në ujë. Unë kam hedh 6 milionë lekë të vjetra e gjitha e mbytur. Kisha 3 dynym tranguj u përmbyten herën e parë në nëntor, tani përsëri sa e mbolla me trangull dhe domate u përmbyta sërish”, shprehen fermerët. Fermerët me të drejtë kërkojnë të dëmshpërblehen sepse gjatë janarit të 2026 ata janë përmbytur dy herë. Nëse uji nuk do të kishte hyrë në të mbjellat e...