Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Përmbytjet shkaktojnë viktimën e parë, gjendet një trup i pajetë në Durrës (Emri)
Një person është gjetur pa shenja jete, i dyshuar i mbytur, në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit. Forca të Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja. Një ditë më parë, kushëriri i tij kishte kallëzuar në polici mungesën e 54-vjecarit Astrit Hysenaj, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e tij. Hysenaj dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit të martën, ditën e përmbytjeve masive në Durrës. Ai punonte pranë ndërmarrjes komunale në plazh dhe dyshohet se ka humbur jetën në krye të detyrës. “Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se...