Përmbytjet, shënohet viktima e parë në Shqipëri

Përmbytjet, shënohet viktima e parë në Shqipëri

Policia e Durrësit ka bërë me dije se është gjetur trupi i pajetë i shtetasit A.H., 54 vjeç. Pas kërkimeve trupi i 54-vjeçarit është gjetur në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit. “Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar dhe dokumentuar...