Përmbytjet nuk kanë faturë/ Pas thirrjes së Ministrisë së Financave për formalizim, përgjigjet vetëm një numër i vogël biznesesh

Përmbytjet nuk kanë faturë/ Pas thirrjes së Ministrisë së Financave për formalizim, përgjigjet vetëm një numër i vogël biznesesh

Po kalon pothuajse 1 muaj nga përmbytjet që prekën shumë bashki në vend duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa, bujqësi dhe blegtori, por ende nuk ka një faturë të përgatitur nga ministria e financave dhe e bujqësisë sesa arrin vlera. Edhe pse një pjesë e banorëve në shumë qytete ankohen se akoma nuk janë inspektuar në terren, Ministri Malaj thotë se vlerësimet po vazhdojnë. Ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që në draftin e ri për sigurimin nga fatkeqësitë natyrore do të përfshihen edhe përmbytjet. Në konferencën e zhvilluar pjesë ishte dhe drejtoria e tatimeve e cila bëri të ditur se aksioni antiinformalitet do të shtrihet edhe në sektor të tjerë përveç ndërtimit si turizmi, siguria ushqimore dhe tregtia online, por pranojnë se nuk kanë një...