Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Përmbytjet në vend/ Ministri Vengu: 100 efektivë dhe pompa janë angazhuar në Lezhë, Durrës dhe Gjirokastër
PAMJE NGA VENDNGJARJA TIRANË-Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin tonë që prej ditës së djeshme kanë shkaktuar një situatë mjaft problematike. Situata më e rënduar u regjistrua në Gjirokastër, ku uji vërshoi në gjithë qytetin duke përmbytur lagje, banesa, biznese, teksa banorët mbetën të bllokuar. Rreshjet e shiut shkaktuan përmbytje edhe në Lezhë e Durrës. Në lidhje me situatën ku ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka njoftuar se mbi 100 efektivë janë angazhuar në Lezhë, Durrës e Gjirokastër, pas përfshirjes nga mot i keq. Vengu shprehet se deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, forcat e Repartit të Gërhotit kanë luftuar me prurjet e vrullshme të reshjeve në Gjirokastër. “Mirëmëngjes dhe mirënjohje për djemtë e Repartit të Gërhotit, të cilët deri në orët e vona të...