Përmbytjet në vend, Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon përgjegjësi institucionale dhe dëmshpërblim të banorëve

Përmbytjet në vend, Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon përgjegjësi institucionale dhe dëmshpërblim të banorëve

Pas përmbytjeve masive që preken disa qytete të Shqipërisë, më 6 janar 2026, një grup vëzhguesish të Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH) realizuan një monitorim të pjesshëm për të verifikuar situatën dhe pasojat e këtyre fatkeqësive. Kontrolli u fokusua në Bashkinë Durrës, ku u zhvilluan takime me banorë të zonës së “Kënetës” dhe u inspektuan shtëpitë e dëmtuara. Përveç banorëve, u takuan edhe përfaqësues të autoriteteve lokale, përfshirë Administratorin e Njësisë Administrative Nr. 6, Prefektin e Qarkut Durrës dhe përfaqësues të drejtorive të ndryshme të shërbimeve publike. Në përfundim të monitorimit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ndan disa shqetësime dhe rekomandime të rëndësishme lidhur me përgjegjësinë institucionale dhe transparencën në procesin e dëmshpërblimit për banorët e dëmtuar. Kjo përfshin: Verifikimi dhe Përgjegjësia Institucionale: Autoritetet lokale kanë...