Përmbytjet në Dimal, flet qytetari: Kanë ndodhur si pasojë e pritave poshtë urës së re, nuk ka bërë vaki që…

Përmbytjet në Dimal, flet qytetari: Kanë ndodhur si pasojë e pritave poshtë urës së re, nuk ka bërë vaki që…

Dimali është një nga zonat më të prekura nga përmbytjet në vend. Një qytetar shprehet se këto përmbytje mund të kenë ardhur nga dalja e Osumit. “Ka dalë Osumi dhe ne mendojmë se përmbytjet kanë ardhur si pasojë e pritave që janë bërë poshtë urës së re. Ne besojmë se vjen nga ajo, sepse nuk ka bërë vaki që brenda një muaj e gjysmë të jetë përmbytur dy herë kjo zonë. Nuk ka ndodhur kurrë. Sot në mëngjes ndodhi përmbytja e dytë”, shprehet qytetari. Top Channel