Përmbytjet/ Gjekmarkaj: Heshtja dhe mosveprimi i qeverisë, akt braktisjeje ndaj qytetarëve

Përmbytjet/ Gjekmarkaj: Heshtja dhe mosveprimi i qeverisë, akt braktisjeje ndaj qytetarëve

Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka denoncuar në një shënim në faqen tij në facebook neglizhencën dhe indiferencën e organeve të pushtetit vendor pas përmbytjeve katastrofike në shumë zonat të vendit. Ai në mënyrë të veçantë është ndalur tek situata në Kurbin. “Denoncoj neglizhencën e rëndë dhe të pajustifikueshme të Bashkisë Kurbin dhe të pushtetit qendror për mungesën totale të masave parandaluese ndaj përmbytjeve”, shkruan deputeti demokrat. “Kjo situatë është e patolerueshme dhe përbën një dështim të plotë të institucioneve përgjegjëse” shkruan ai. Reagimi Partia Demokratike denoncon neglizhencën e rëndë dhe të pajustifikueshme të Bashkisë Kurbin dhe të pushtetit qendror për mungesën totale të masave parandaluese ndaj përmbytjeve Si pasojë e kësaj papërgjegjshmërie, mijëra familje janë përmbytur, ndërsa shumë prej tyre janë goditur dy...