Përmbytjet/ Berisha: Rama nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore se nuk do të kompensojë qytetarët

Përmbytjet/ Berisha: Rama nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore se nuk do të kompensojë qytetarët

Kryedemokrati, Sali Berisha, ka komentuar situatën e përmbytjeve në vend, duke akuzuar qeverinë se po refuzon të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, me qëllim shmangien e kompensimit të dëmeve për qytetarët. Në një konferencë me gazetarët, Berisha shprehet se, përmbytjet nga reshjet e shiut kanë marrë përmasa dramatike në mbarë vendin, ndërsa qeveria, sipas tij, po qëndron indiferente përballë një situate që kërcënon jetën dhe pronën e mijëra qytetarëve. “Në kushte kur mijëra e mijëra banesa dhe dhjetëra mijëra qytetarë kanë shtëpitë dhe bizneset e tyre të përmbytura, qeveria nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore, e cila do të detyronte mobilizimin e të gjitha burimeve për shpëtimin dhe ndihmën e banorëve”. “Kjo gjendje i plotëson të gjitha kriteret për t’u shpallur fatkeqësi natyrore, por qeveria...