Përmbytjet! Banori në Durrës: Për shtetin jemi ufo! Biznesmeni në Gjirokastër: 300 mijë euro dëm. Qytetari nga Vlora: Ra shtëpia

Përmbytjet! Banori në Durrës: Për shtetin jemi ufo! Biznesmeni në Gjirokastër: 300 mijë euro dëm. Qytetari nga Vlora: Ra shtëpia

pamje nga banesat në Durrës DURRËS- Qindra familje janë përmbytur dhe banesat e tyre janë momentalisht të pabanueshme pas reshjeve intensive të shiut. Ish-Këneta në Durrës vijon të mbetet nën pushtetin e ujit. Banorët e alarmuar nga dëmet e pallogaritshme, shprehen se kjo është një problematikë e vazhdueshme që po ndodh për të 3-tën herë brenda viti. "Ka rënë shi i madh, këtë duhet ta pranoj, por jo tre herë përmbytje. Jemi përmbytur në shtator, nëntor dhe tani. Unë s’dua lekë, dua një investim që të rri rehat në shtëpinë time. Kemi fjetur gjumë në katin e dytë, nëna fle akoma në ballkon. Gjatë kësaj kohe, të na rrojë kati i dytë, se do kishim dalë me çadra. Të gjendet një zgjidhje. Problemi është se bashkia s’ka asnjë investim...