Përmbytjet/ 3100 ha tokë nën ujë në Lezhë

Përmbytjet/ 3100 ha tokë nën ujë në Lezhë

3100 hektarë tokë janë nën ujë në Qarkun e Lezhës ku më i prekur është Kurbini. Qindra banesa janë të rrethuara nga uji. 10 familje janë evakuuar, 2 në Lezhë dhe 8 Kurbin. Banorët e Laçit fajësojnë Bashkinë Kurbin, për neglizhencë dhe dështim të investimeve në dy përrenjtë kryesorë. “Laçin e ka përmbyt bashkia, sepse një përrua që ka të njëjtën prurje 100 metra me tej, e kanë bërë 5 metra të gjerë, ky përroi ka prurje më shumë është bërë sa gjysma e tij. Dëme komplet baltë hidhen inertet vend e pa vend. Dhe kjo vetëm e bashkisë. Përroi është në të njëjtë vrimë, kjo nuk është ndryshuar është bërë investim me gjysmën e kapacitetit. kjo është fakt konkret SPAK-u vetëm t’i kapë si Maduro”, thotë një...