Përmbytje tragjike në Durrës, 1 viktimë/ Prokuroria heton për 3 vepra penale, dyshime  edhe për hidrovorin

Përmbytje tragjike në Durrës, 1 viktimë/ Prokuroria heton për 3 vepra penale, dyshime edhe për hidrovorin

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetime kryesisht për të zbuluar shkaqet që çuan në përmbytjet masive në qytetin bregdetar. Hetimet kanë nisur për 3 vepra penale, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”. Një vendim i tillë, bëjnë të ditur burime nga Prokuroria e Durrësit, u mor fill pas dyshimeve se Astrit Hysenaj, punonjësi i Ndërmarrjes Komunale, vdiq pasi e mori rrjedha e kanalit pranë Repartit ushtarak në zonën e plepave. “Regjistrimi i këtij procedimi penal erdhi pas situatës së krijuar përgjatë dy ditëve ku për shkak të rreshjeve të vazhdueshme u krijuan problematika reale, të dukshme për personat fizikë, për mirëqënien e tyre por edhe dëme të konsiderueshme”, informoi Prokuroria e Durrësit. Organi i akuzës thotë se...