Përkujtohet 29-vjetori i tragjedisë së Otrantos, familjarët: Jemi lodhur në kërkim të drejtësisë!

Përkujtohet 29-vjetori i tragjedisë së Otrantos, familjarët: Jemi lodhur në kërkim të drejtësisë!

Përkujtohet këtë të shtunë në qytetin e Vlorës 29-vjetori i Tragjedisë së Otrantos. Familjarë të viktimave, përfaqësues të pushtetit si dhe qytetarë të Vlorës kanë përkujtuar një prej tragjedive më të rënda, atë të Otrantos ku humbën jetën 81 viktima. Me iniciativë të ministres së shtetit për marrëdhëniet me parlamentin dhe deputetes së qarkut të Vlorës, Erjona Ismaili, 81 karrige të lëna bosh në buzë të detit simbolizonin viktimat e kësaj tragjedie, si dhe një lule e hedhur në det, në përkujtim të gjithë atyre që humbën jetën. Ministrja Ismaili thotë se kjo është një ngjarje që qytetit i dhemb, por harresa dhemb më shumë se ngjarja, ndaj tepër e rëndësishme që të përkujtohet çdo vit. Sipas Ismailit, ajo që mund të bëhet sot është...