Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve

Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve

Policia e Shtetit u ka bërë apel shoferëve që të bëjnë kujdes në të gjitha akset rrugore në vend, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike këtë të mërkurë. “Për shkak të reshjeve të borës, qarkullimi është vështirësuar në disa akse rrugore, kryesisht në zonat malore të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë dhe në Sarandë. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme janë në terren me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe për të ndihmuar përdoruesit e rrugës në rast nevoje”, thuhet në njoftimin zyrtar. Policia bashkëpunon me entet pronare të rrugëve dhe firmat kontraktore, me qëllim pastrimin e rrugëve nga bora dhe shpërndarjen e kripës. Puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve vijon në mënyrë intensive. Në Qafë Thanë, nuk do lejohet kalimi...