Përkeqësohet moti në qarkun e Shkodrës, 200 mjete tentojnë të lëvizin në drejtim të Koplikut…

Përkeqësohet moti në qarkun e Shkodrës, 200 mjete tentojnë të lëvizin në drejtim të Koplikut…

Prefekti i Qarkut Shkodër informon se gjatë orëve të fundit janë marrë një numër i konsiderueshëm telefonatash nga qytetarë në sallën operative të Komisariatit të Policisë Shkodër, ku raportohet se disa familje, përfshirë edhe fëmijë, ndodhen të bllokuara në segmente të ndryshme rrugore. Bllokimet janë evidentuar në akse të ndryshme rrugore, nga zona e Bunit të Bajraktarit deri në zbritje në drejtim të qytetit të Koplikut. Aktualisht, në këtë aks rrugor po bien reshje breshëri të alternuara me dëborë dhe ka filluar formimi i ngricave, duke e vështirësuar ndjeshëm qarkullimin rrugor. Sipas raportimeve, mbi 200 mjete po tentojnë të lëvizin në drejtim të qytetit të Koplikut. * Nga informacionet e fundit të administruara nga strukturat operacionale në terren informohemi se aksirrugor Qafë Thore–Bogë është zhbllokuar...