Përfshihet nga flakët një makinë në Unazën e Re në Tiranë

Përfshihet nga flakët një makinë në Unazën e Re në Tiranë

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë pasdite në zonën e Unazës së Re, pranë Liqenit Artificial në Tiranë, ndërsa ishte në lëvizje. Sipas informacioneve paraprake, mjeti u përfshi nga zjarri në ecje, duke shkaktuar panik te qytetarët dhe drejtuesit e tjerë të automjeteve që ndodheshin në zonë. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Si pasojë e incidentit, në zonë u krijua trafik i rënduar për disa minuta.