Përfshihet nga flakët një banesë në Lushnjë, zjarri përhapet me shpejtësi, asfiksohet një 12-vjeçare

Përfshihet nga flakët një banesë në Lushnjë, zjarri përhapet me shpejtësi, asfiksohet një 12-vjeçare

Përfshihet nga flakët një banesë në lagjen Loni Dhamo në Lushnje. Zjarri ka rënë në një nga dhomat e shtëpisë e më pas në dhomat ngjitur. Veç shtëpisë që u përfshi nga flakët, rrezikoheshin edhe shtëpitë ngjitur, raporton korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi. Nga ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse është bërë e mundur lokalizimi i zjarrit, ndërkohë për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar. Top Channel