Përfshihet nga flakët banesa në Pogradec, shkak dyshohet oxhaku i papastruar

Përfshihet nga flakët banesa në Pogradec, shkak dyshohet oxhaku i papastruar

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen numër 3 të qytetit të Pogradecit. Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur nga oxhaku i një banese private. Fatmirësisht, paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.