Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan, shpëtojnë mrekullisht tre persona
Përfshihet nga flakët një shtëpi në fshatin Murras, Elbasan. Dyshohet se banesa ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Nuk ka të lënduar, pasi tre personat që banonin në shtëpi kanë arritur të dalin në kohë. Ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse ka qenë e vështirë, për shkak të largësisë së rrugës drejt fshatit, çka ka vonuar mbërritjen e ekipeve në vendngjarje. Si pasojë, banesa është shkrumbuar plotësisht. Ky është rasti i tretë brenda dy ditësh. Ditën e djeshme, dy shtëpi u dogjën në qytet. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv