Përfshihen nga zjarri disa banesa në Lushnje, e reja përfundon në spital e asfiksuar
PAMJE NGA NGJARJA LUSHNJE-Disa banesa në lagjen “Loni Dhamo” në qytetin e Lushnjës janë përfshirë nga zjarri. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, si edhe forca të shumta policie, të cilat po punojnë për vënien e situatës nën kontroll. Si pasojë e tymit, një vajzë është transportuar drejt spitalit, pasi ka shfaqur shenja asfiksie. Fatmirësisht të gjithë banorët janë larguar në kohë nga banesat. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende.
Burimi:
zeri.ai