Përdori kredencialet e koleges dhe përfitoi 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e Postës në Elbasan

Përdori kredencialet e koleges dhe përfitoi 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e Postës në Elbasan

Një punonjëse e Degës Postare të Elbasanit është marrë nën hetim, pasi akuzohet për abuzim me detyrën dhe përvetësim të pagesave që kryhen nga ky institucion. Shtetasja nën akuzë është E. Rr., 48 vjeçe. Policia ka konfirmuar se dëmi i shkaktuar prej saj arrin në 330 mijë lekë, ndërsa hetimet kanë zbardhur se ajo ka përdorur sistemin elektronik të institucionit duke hyrë me kredencialet e një kolegeje. Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet: “Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. Rr., 48 vjeçe, punonjëse e degës postare Elbasan, pasi dyshohet se ka përvetësuar 330 000 lekë nga pagesat që kryhen në postë, duke vepruar në sistemin elektronik të institucionit, me kredencialet e një kolegeje...