Përdhunimi i 12-vjeçares në Pogradec, ADN e fetusit vërteton se është abuzuar dhe lënë shtatzënë nga i moshuari

Përdhunimi i 12-vjeçares në Pogradec, ADN e fetusit vërteton se është abuzuar dhe lënë shtatzënë nga i moshuari

ADN-ja hedh dritë mbi rastin e përdhunimit të 12 vjeçares në Pogradec. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se analiza e ADN-së ka përputhur materialin gjenetik të fetusit me atë të të dyshuarit, një 67 vjeçar i identifikuar si Rrushan Selko me njohje familjare me familjen e vajzës. Sipas informacioneve, e mitura ka dëshmuar në prani të psikologut, duke treguar për kërcënimet e vazhdueshme që i janë bërë për të mos e bërë publike ngjarjen. Ndërkohë, familjarët janë marrë disa herë në pyetje, ndërsa hetuesit po punojnë për të dokumentuar çdo detaj të rastit, raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule. Autoritetet kanë theksuar se rasti po trajtohet me prioritet maksimal, si për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ashtu edhe për garantimin e mbështetjes...