Burimi:
gijotina.com

Foto © gijotina.com
Pëllumb Salillari merr më qafë shoferët në Rrugën e Kombit, 20 aksidente nga ngrica dhe mungesa e kripës
Megjithëse ulja e temperaturave ishte paralajmëruar, ka munguar ndërhyrja në kohë për hedhjen e kripës në Rrugën e Kombit. Kompania që ka marrë përsipër mirëmbajtjen e autostradës “Salillari” shpk është kaq meglizhente sa “kursen” edhe kripën. Nga data 2 janar 2026 deri më sot, si pasojë e kësaj papërgjegjshmërie janë shkaktuar disa aksidente të rënda. Për shkak të prezencës së akullit, përgjatë segmentit Milot-Kalimash u regjistrun tre aksidente rrugore, ku janë përfshirë rreth 15 automjete, mes tyre një mikrobus me pasagjer dhe një automjet i koncesionarit. Nga aksidentet u dëmtuan gjashtë persona, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Rrëshenit dhe fatmiresisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njësia e Autostradave po monitoron situatën dhe lëvizjen e mjeteve, duke u kërkuar drejtuesve...








