No Image Available

PD premton dëmshpërblim për të përmbyturit Berisha: Do të bëjmë inventar të plotë të dëmeve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se PD do të kryejë një inventar të plotë të dëmeve nga përmbytjet dhe do të dëmshpërblejë çdo banor për çdo qindarkë të humbur, sapo të vijë në pushtet. Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se situata më dramatike lidhet me përmbytjet që, sipas tij, nuk janë shkaktuar nga reshjet, por nga dora e njeriut dhe dështimi i institucioneve shtetërore për të garantuar funksionimin e infrastrukturës mbrojtëse. Ai u ndal veçanërisht në ultësirën e Durrësit, duke deklaruar se dy hidrovorë dhe kanalet kryesore mbrojtëse kanë qenë jashtë funksioni në një moment kritik. Sipas Berishës, hidrovori i Hamallës është dëmtuar rëndë pasi i janë vjedhur tre pompa të fuqishme, ndërkohë që askush nuk ka mbajtur përgjegjësi, pavarësisht se...