PD përjashton nga lista e anëtarësisë drejtuesen e këshilltarëve të djathtë/ Madhi denoncon publikisht rastin

PD përjashton nga lista e anëtarësisë drejtuesen e këshilltarëve të djathtë/ Madhi denoncon publikisht rastin

Drejtuesja e grupit të këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, Doris Madhi, ka denoncuar publikisht përjashtimin e saj nga lista e anëtarësisë së Partisë Demokratike në këtë degë, duke ngritur akuza të forta për manipulim të procesit zgjedhor. “Vendimet merren në mënyrë arbitrare dhe jashtë çdo rregulli. Ky proces nuk është më demokratik”, tha ajo. Në një deklaratë, Madhi bëri me dije se emri i saj nuk figuron në listat e anëtarësisë, ndonëse është pjesë e PD-së prej afro tetë vitesh dhe një nga zërat më aktivë në strukturat lokale. Ajo theksoi se vendimi për pezullimin e anëtarësisë i është komunikuar jashtë çdo afati ligjor dhe pa respektuar procedurat statutore, duke e cilësuar procesin si tërësisht të parregullt. Madhi ka drejtuar akuza të...