“PD-në po e mbajnë peng”/ Salianji: Kryetari sillet si skllavopronar, mandati i tij ka mbaruar me kohë

“PD-në po e mbajnë peng”/ Salianji: Kryetari sillet si skllavopronar, mandati i tij ka mbaruar me kohë

Demokrati Ervin Salianji, nuk heq dorë nga kritikat e ashpra drejtuar lidershipit aktual të forcës më të madhe opozitare në vend, duke theksuar se partia është uzurpuar nga një grup i ngushtë njerëzish për interesa personale. I ftuar në një interviste në një studio televizive, si një “njeri i kontrasteve” dhe një hero i bazës demokrate në momentet kur gjykata vendosi ta dënojë, Salianji tani e gjen veten në atë që moderatori e cilëson si “ana e kundërt e medaljes” – i vetëpërjashtuar ose i margjinalizuar nga struktura zyrtare e partisë që ai ka mbështetur. Salianji theksoi se diagnoza e problemeve në Partinë Demokratike fatkeqësisht përngjason me atë që po ndodh në mazhorancën qeverisëse. “Kemi një uzurpim të funksionit në Partinë Demokratike. Kemi mos barazi...