PD mbledh sot Këshillin Kombëtar/ Pritet zgjedhja e sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve dhe strukturave të tjera
Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme Këshillin Kombëtar, ku pritet të zgjidhet ekipi i ri drejtues. Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike do të nis në orën 18:00, ku pritet që vendimmarrja e këtij organi të përcaktojë strukturën kryesore drejtuese të PD-së në vijim. Përmes një njoftimi zyrtar, PD bëri me dije se në rend dite do të jetë zgjedhja e ekipit, e cila do të ndihmojë Kryetarin në drejtimin e partisë. Në këtë mbledhje pritet që të zgjidhen sekretari i Përgjithshëm i partisë, nënkryetarët e PD-së, Sekretariati i PD-së dhe Komisioni i Apelimit të PD-së. Njoftimi i PD: Të nderuar zonja dhe zotërinj anëtarë dhe anëtare të Këshillit Kombëtar! Së pari, ju falenderoj dhe njëherë bashkarisht për mbështetjen dhe ju shpreh mirënjohjen, respektin dhe përkushtimin tim...
Burimi:
gijotina.com