PD: Kuvendi dhe Kushtetuesja po zvarrisin çështjen e Ballukut

PD: Kuvendi dhe Kushtetuesja po zvarrisin çështjen e Ballukut

Grupi i PD ka reaguar pasi Kuvendi njoftoi shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Imunitetit ku do të shqyrtohej kërkesa e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut. PD thotë se kjo zvarritje, si nga Kushtetuesja dhe nga Kuvendi, është strategji për të bllokuar SPAK. Reagimi i plotë:  Zvarritja e çështjes Balluku, si në Parlament ashtu edhe në Gjykatën Kushtetuese, nuk është rastësi, por një operacion i koordinuar politik për të bllokuar SPAK-un dhe për të mbrojtur korrupsionin në majë të pushtetit. Mazhoranca socialiste dhe Edi Rama kanë zgjedhur zvarritjen si mekanizëm mbrojtës për Belinda Ballukun. Të njëjtën strategji ka ndjekur edhe Gjykata Kushtetuese, e cila dje shtyu pa afat vendimmarrjen për të pandehurën Belinda Balluku. Sot, Kuvendi i Shqipërisë ka vijuar të njëjtën linjë: është...