PD: 7 vite pas tërmetit, qytetarët ende pa zgjidhje për pronat e tyre

PD: 7 vite pas tërmetit, qytetarët ende pa zgjidhje për pronat e tyre

Genta Vangjeli, zëdhënëse e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, denoncon se 7 vite pas tërmetit shkatërrimtar të vitit 2019, shumë qytetarë në Shqipëri ende nuk kanë gjetur zgjidhje për pronat e tyre. Një rast konkret vjen nga një banore e Tiranës, në Njësinë Administrative nr. 6, Kombinat. Ajo është pronare legjitime e një apartamenti prej 45 m², në godinën nr. 164, e vërtetuar me certifikatë pronësie të rregullt. Pas shpalljes së godinës si e pabanueshme nga tërmeti, Bashkia Tiranë e ka njoftuar qytetaren se ishte skualifikuar nga përfitimi i nënprogramit të grantit të rikonstruksionit. Denoncuesja ka paraqitur ankimimin e saj, por Bashkia ka konfirmuar refuzimin, duke argumentuar se ajo nuk përfiton për shkak të “mosplotësimit të kushteve dhe kritereve”, sipas akteve ligjore dhe nënligjore të rindërtimit....