Pavarësia e SHBA, Begaj: Shqipëria mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë, duke theksuar rëndësinë e miqësisë së qëndrueshme dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve. Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, kreu i shtetit u përcolli urimet më të përzemërta Presidentit Donald Trump dhe popullit amerikan për festën e 4 Korrikut, duke vlerësuar marrëdhëniet e ndërtuara mbi parimet e lirisë, demokracisë, paqes dhe prosperitetit. “Në 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet e mia më të ngrohta Presidentit Donald Trump dhe popullit amerikan. Shqipëria e vlerëson thellësisht miqësinë e saj të qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, paqes dhe prosperitetit. Shqipëria...
Burimi:
opinion.al