“Patronazhistët të mbajnë turpin”/ Emigranti ‘shpërthen’ ndaj Ramës në protestë: Turp që na përfaqëson ky kryeministër

“Patronazhistët të mbajnë turpin”/ Emigranti ‘shpërthen’ ndaj Ramës në protestë: Turp që na përfaqëson ky kryeministër

Qëndresa qytetare në ditën e 73-të të protestës ka vijuar me fjalime të forta nga përfaqësues të diasporës. Një emigrant i kthyer nga jashtë posaçërisht për t’iu bashkuar tubimit përpara Kryeministrisë ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kreut të qeverisë dhe situatës ku ndodhet vendi. Në fjalën e tij para protestuesve, ai theksoi se vendi po përballet me padrejtësi në çdo valencë të jetës, ndërsa vuri në dukje braktisjen e sektorëve vitalë të shoqërisë: “Kam ardhur nga jashtë për protestën. Ka shumë padrejtësi në shumë aspekte. Shteti duhet të ndihmojë shqiptarët që të jetojnë këtu. Biznesi është braktisur, shkollat janë braktisur. Ndihem shumë i turpëruar nga kjo situatë dhe do protestoj, prandaj jam këtu sot.” Më tej, emigranti shprehu revoltën e tij të thellë ndaj...