Pasuritë e Ervis Martinajt, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve dhe lë në fuqi sekuestron

Pasuritë e Ervis Martinajt, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve dhe lë në fuqi sekuestron

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e familjarëve dhe mbrojtësve ligjorë të të zhdukurit Ervis Martinaj, të cilët kërkonin heqjen e sekuestros dhe lirimin e pasurive të tyre. Avokatët pretenduan se kërkesa ishte dërguar në gjykatë prej rreth dy vitesh, duke tejkaluar afatin ligjor prej një viti për shqyrtim. Mësohet se pas shqyrtimit të çështjes, gjyqtari Erion Bani vendosi të lërë në fuqi masën e sekuestros, duke e cilësuar kërkesën e mbrojtjes si të pabazuar në ligj dhe në prova. Ndër të tjera, gjyqtari Bani sqaroi se Prokuroria ka kompetencë të hetojë deri në dy vjet nga vendosja e sekuestros dhe se afati i kësaj mase është zgjatur ligjërisht dy herë, duke mbetur në fuqi deri në dhjetor të vitit 2025. Sipas Gjykatës, masa e...