Pastruan 30 mln euro përmes blerjes së pronave në Dhërmi, SPAK çon 4 të pandehur për gjykim, hetime edhe në Spanjë
Katër persona, 3 spanjollë dhe një shqiptare pritet të gjykohen në Gjykatën e Posaçme “GJKKO), pasi Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe i akuzon për pastrim parash si grup i strukturuar kriminal. Domingo Romillo Iriarte, Mihaela Munteanu Manole, Alvaro Romillo Castillo dhe shqiptarja Doris Pere dyshohet se ngritën një skemë për futjen në ekonominë shqiptare të parave me origjinë të dyshuar kriminale, përmes tre bizneseve fiktive, të krijuara posaçërisht gjatë vitit 2024, me të njëjtën adresë dhe pa asnjë veprimtari ekonomike. Hetuesit kanë zbuluar transferta bankare me vlera të larta, fatura të dyshuara si fiktive dhe pagesa pa dokumente që të justifikonin transaksionet e shumta pa dokumentacion justifikues, si dhe blerje të pasurive të paluajtshme dhe automjeteve me vlerë të lartë. Vetëm në...
Burimi:
sot.com.al