Pas shembjes së rrugës Librazhd-Prrenjas, ARRSH hap tender 937 mijë euro për të parandaluar rrëshqitjet

Pas shembjes së rrugës Librazhd-Prrenjas, ARRSH hap tender 937 mijë euro për të parandaluar rrëshqitjet

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin për të marrë masa parandaluese për rrëshqitjen e dherave që sipas autoritetit u bënë shkak për shembjen e rrugës Librazhd-Përrenjas, te ura e Dragostunjës. Tenderi do të ketë vlerë 93.7 milionë lekë ose rreth 937 mijë euro, dhe nuk do të zhvillohet me garë të hapur, por do të përzgjidhet kompania nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Tenderi i vënë në regjistrin e parashikimeve, do të zhvillohet brenda këtij muaj, dhe kompania që do të përzgjidhet do të ngarkohet për sistemimin e rrëshqitjeve masive gjatë muajit shkurt, të cilat dëmtuan rrugën ekzistuese Librazhd-Prrenjas dhe bllokuan qarkullimin drejt juglindjes për 11 ditë. Aktualisht qarkullimi është zhbllokuar dhe kalimi bëhet nga një rrugë provizore gati 300 metra, derisa të ndërtohet një rrugë...