Pas një viti si drejtues i komanduar/ Simon Zereci emërohet në krye të Gardës së Republikës
Drejtues Madhor, Simon Zereci është emëruar në krye të Gardës së Reoublikës së Shqipërisë.Zereci mbante postin e kreut të Gardës si i komanduar që prej vitit 2025, kohë kur kreu i asaj kohe Ermal Onuzi dha dorëheqjen. Kush është Simon Zereci: Drejtues Madhor Simon Zereci është lindur në Tiranë. Ka përfunduar shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” dhe më pas ka ndjekur studimet e larta në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, në specialitetin “Gjithëarmësh”. Karrierën ushtarake e nisi në vitin 1986 në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, fillimisht si Komandant Toge në Repartin Ushtarak Zadrimë, më pas si Shef Stërvitjeje e të tjerë. Në vitin 1988 iu bashkua Gardës së Republikës, ku shërbeu në një sërë funksionesh, si: Komandant Toge; Specialist për Ruajtjen Fizike...
Burimi:
sot.com.al