Pas ndërhyrjes së Bordit të Transparencës, ankohen importuesit: Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës
Furnizimi me naftë në vend rrezikohet. Pas vendimit të djeshëm të Bordit të Transparencës, që fiksoi çmimet e tregtimit me pakicë të naftës dhe benzinës në vend, në përkatësisht në 203 dhe 175 lekë për litër, (nga 214 dhe 199 lekë që ishin më parë), dhe ato të shumicës në 191 dhe 163 lekë për litër, ka ardhur reagimi i importuesve të mëdhenj të naftës. Ata kanë paralajmëruar “Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë” dhe “Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë” se për të shmangur shitjen nën kosto, e cila do të sillte humbje shumë të mëdha, janë të detyruar të marrin masa të përkohshme, konkretisht: -Pezullimin dhe kufizimin e shitjes me shumicë të naftës dhe benzinës; -Frenimin dhe kufizimin e procesit të zhdoganimit të karburanteve në...
Burimi:
gijotina.com