Pas molotovit, tensionet ‘zhvendoset’ para Kuvendit, Boçi dhe Noka përplasen me policinë

Pas molotovit, tensionet ‘zhvendoset’ para Kuvendit, Boçi dhe Noka përplasen me policinë

boci-noka TIRANË- Pas zhvendosjes së protestës nga Kryeministria drejt godinës së Kuvendit, protestuesit janë përplasur me punonjësit e policisë. Mes tyre është parë edhe deputeti Luçiano Boçi, i cili ka tentuar të qëllojë policët duke pretenduar se e ka provokuar. Gjithashtu, edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka është parë krah protestuesve dhe është përplasur me efektivët e policisë. Noka iu është drejtuar forcave të rendit duke i bërë thirrje të mos zbatojnë, sipas tij, urdhra të paligjshëm dhe të mos arrestojnë protetuesit.  “Të bëjnë kujdes, mos të guxojnë të prekin asnjë qytetar, kjo është një revoltë qytetare. Qytetarët ndihen të dhunuar, ndihen të shantazhuar nga narkoregjimi dhe kanë të drejtë të protestojnë. Nuk ka vend për arrestime dhe shoqërime. Arrestimet dhe shoqërimet tregojnë panik. Fundi është...