Pas lirimit të vrasësve të dyshuar flet babai i Martin Çeços: Do ta marr vetë hakun e djalit!

Pas lirimit të vrasësve të dyshuar flet babai i Martin Çeços: Do ta marr vetë hakun e djalit!

Babai i 26-vjeçarit Martin Çeço ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, e cila la në “arrest shtëpie” tre të dyshuarit për vrasjen e të birit. I tronditur dhe i revoltuar, ai deklaroi se ndihet i braktisur nga drejtësia dhe se familja e tij po përballet me një dhimbje të pashërueshme që prej qershorit 2022. Ai u shpreh se djali i tij “nuk kishte asnjë faj” dhe se krimi, sipas tij, u krye nga persona që tashmë janë identifikuar dhe kanë dhënë edhe deklarime për ngjarjen, por që sot po përfitojnë nga lehtësimi i masave të sigurisë. Ai gjithashtu paralajmëroi se do të marrë vetë hak për djalin e tij. “Skam çfarë të them më. Djali më iku pa asnjë faj. Do...