“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”/ PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Spahia: Të hetohet koncesioni i Sterilizimit!

“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”/ PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Spahia: Të hetohet koncesioni i Sterilizimit!

Partia Demokratike ka denoncuar publikisht atë që e cilëson si skandalin më të fundit me koncesionin e sterilizimit, i cili sipas saj, megjithëse ka kaluar nën administrimin e shtetit, vijon të krijojë probleme për qytetarët. Në një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, deklaroi se qytetarët po hasin vështirësi për të kryer analizat laboratorike, duke e cilësuar situatën shqetësuese. Për këtë arsye, opozita ka kërkuar zhvillimin e një interpelance në Parlament me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala. “Partia Demokratike kërkon një interpelancë në Parlament për çështjen e sterilizimit. Vetë ministrja e ka pranuar publikisht se qytetarët nuk kanë mundësi të kryejnë analizat”, u shpreh Spahia. Ai akuzoi gjithashtu qeverinë se, edhe në këtë rast, po synon përfitime përmes këtij...