Pas bojkotit të PD-së, PS rrëmben edhe hapësirat e opozitës te komisioni i Reformës Territoriale
Pas bojkotit të Partisë Demokratike, socialistët kanë kërkuar të vijojë puna e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale dhe Administrative pa prezencën e deputetëve të opozitës dhe pa të drejtën e paritetit. Sipas raportimeve, socialistët kanë deklaruar se nuk do të presin pafundësisht opozitën, pasi kjo e fundit vazhdimisht mungon në mbledhje, kështu që kanë propozuar ndryshime në përbërjen e këtij komisoni. Sipas kërkesës, e cila do të shqyrtohet sot në Konferencën e Kryetarëve, PS kërkon të marrë shumicën e anëtarëve të komisionit, si edhe drejtimin. PS kërkon po ashtu që të shtohet një anëtar më shumë nga radhët e socialistëve. Gjithashtu, socialistët thonë se nuk duhet të ketë më bashkëdrejtim, por drejtuesi të jetë Arbian Mazniku ndërsa Luçiano Boçi të jetë nënkryetar dhe jo...
Burimi:
gijotina.com